Infrastruktura në rrugën “Selim Gjyrezi”, në lagjen Zooteknikë në Shkodër vazhdon të mbetet një problem shqetësues për këto familje.

Pavarësisht kërkesave që kanë bërë herë pas here, banorët thonë se deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje për t’u ardhur në ndihmë. Kjo situatë vazhdon të përsëritet vit pas viti.

Banorët kalojnë çdo ditë në atë aks rrugor të amortizuar duke patur shumë vështirësi. Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme për fëmijët që duan të shkojnë në shkollë.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës, e cila vazhdon të jetë në një gjendje të mjerueshme prej shumë vitesh.

Infrastruktura në rrugën “Selim Gjyrezi” vazhdon të jetë e dëmtuar prej më shumë se 25 vitesh. Inststucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonës në këtë rrugë.

Artikulli paraprakI SHPALLUR NË KËRKIM, POLICIA ARRESTON 26-VJEÇARIN
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “PREKJE ZEMRE”