Kanali kullues në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës vijon të jetë i bllokuar prej vitesh si pasojë e mospastrimit. Bimësia dhe shkurret kanë pushtuar të gjithë gjatësinë e kanalit. Banorët në këtë lagje thonë se pavarësisht kërkesave që kanë bërë për ndërhyrje, kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje. Kanali kulles vijon të mbetet një rrezik për të gjithë, sidomos fëmijët e vegjël që kalojnë aty afër.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjgjëse të ndërhyjnë sa më parë për ta pastruar bimësinë që ka në të sepse kanali në Tepe rrezikon të kthehet në një burim sëmundjesh për ta.

Mungesa e mirëmbajtjes së këti kanali kullues në lagjen “Tepe” është trajtuar disa herë në media, por institucionet përgjgjëse vijojnë të tregohen indiferent ndaj këtij problemi që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “CIKLI I NIBELUNGËVE”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, PREZANTOHET DJARMATI: S’KAM ARDHUR ME KLANE