Droga tek të rinjtë në qytetin e Shkodrës është një fenomen shqetësues. Tashmë kjo pranohet jo vetëm nga psikologët apo organizata të ndryshme por edhe nga institucionet.

Drejtori rajonal i shëndetit publik në Shkodër Astrit Beci gjatë ceremonisë për shpërndarjen e çertefikatave për personat e trajnuar nga “Koalicioni për Zgjidhjen e Problemeve të Komunitetit me Abuzimin e Drogës dhe Alkoolit”, një projekt i organizatës amerikane CADC i zbatuar nga YËCA në Shkodër

Donika Godaj, drejtuese e organizatës YËCA shprehet se tashmë pas përfundimit të trajnimeve në kuadër të këtij projekti pritet që të nisë puna në terren për mbledhjen e të dhënave lidhur me përdoruesit e drogës dhe jo vetëm

Në përfundim të këtij projekti që vjen me asistencën e një organizate të madhe të mbështetur edhe nga qeveria amerikane pritet që në Shkodër dhe qytetet e tjera ku po zbatohet për herë të parë institucionet të kenë shifra të njëjta dhe të sakta lidhur me përdoruesit e drogës.

PUBLICITET