I dërguari politik i PS në Shkodër Ilir Beqaj zhvilloi një mbledhje formale me drejtorët rajonal dhe kryetarët e bashkive të PS të qarkut Shkodër dhe më pas zhvilloi një takim veçmas me deputetët Senida Mesi, Paulin Sterkaj dhe Luan Harusha. Këto mbledhje kanë zgjatur mbi dy orë ndërsa ka patur edhe debate që lidhen me punësimet apo edhe situatën në PS-në e Shkodrës. Beqaj deklaroi se kandidatët për deputët të zgjedhjeve parlamentare të 2021 bëthama e parë do të jetë nga deputetët ekzistues.

Deputeti Beqaj lidhur me zgjedhjet lokale në katër bashki mes të cilave edhe Shkodra janë në dorë të Presidentit ndërsa puna po përqëndrohet për zgjedhjet parlamentare.

Deputeti Beqaj pranon se situata në PS-në e Shkodrës të cilën do ta drejtojë në zgjedhjet e 2021 nuk është e mirë ndërsa ka vend për të rishikuar edhe disa prej drejtorëve rajonal edhe pse nuk është fokusi kryesor i tij.

Sa i përket drejtorive rajonale që u zhvendosën nga Shkodra në Lezhë në momentin kur Shqipëria është ndarë në katër rajone, koncept që sipas tij nuk është kuptuar ende është normale që drejtoritë të mos jenë vetëm në një qytet.

Beqaj nuk fajëson paraardhësin e tij Ditmir Bushati për situatën në PS-në e Shkodrës sepse ka 14 muaj që është shkëputur nga drejtimi real i socialistëve shkodran edhe pse Bushati zyrtarisht ishte deri para pak kohësh si i deleguar politik.

Ilir Beqaj e ka nisur jetën politike në Shkodër në vitin 2009 ndërsa edhe më përpara ka qenë drejtues politik i qarkut Shkodër për PS, pozicion në të cilin rikthehet sërish edhe për katër vite të tjera. Përbashkimi i deputetetëve dhe strukturave të PS për shkak të pretendimeve nuk është aspak i lehtë por Beqaj u shpreh se është një privilegj që ndodhet në Shkodër dhe shumë prej tyre i njeh prej vitesh.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ARTISTI ÇUN LAJÇI I REVOLTUAR SHET LIBRAT NË RRUGË
Artikulli tjetërISH-DEPUTETJA E PD-SË, IZMIRA ULQINAKU AKUZON BASHKINË E MALËSISË SË MADHE: ËSHTË SHNDËRRUAR NË ÇERDHEN E MILITANTËVE TË PAAFTË DHE TË HAJDUTËVE