Kisha e Shirokës në Shkodër e ka patur më të veçantë meshën solemne të Krishtlindjes.

Besimtarët dhe kleri atje në këtë meshë të kremtuar kanë patur pranë vetes 38 Martirët të rënë për fe dhe atdhe. Simon Ferketa ka hedhur këtë ide ndërsa Rrok Simoni ka financuar duke dërguar në kishë banerat me 38 Martirët që u lumturuan nga Papa Françesku në nëntorin e 2016-ës.

Kisha e Shirokës dhe besimtarët atje bashkë me klerin ndjehen krenar ashtu si i gjithë populli shqiptar për veprimtarinë e Martirëve të cilët me sakrificat e tyre duke pranuar të flijohen për besimin dhe atdheun e tyre u kthyen kështu në histori frymëzimi për mbarë shqiptarët.

Ky baner i thjeshtë që erdhi në kishën e Shirokës por me një mesazh të fortë bën që besimtarët atje të kenë një arsye më shumë për të risjellë në vëmendje veprimtarinë dhe historinë e Martirëve në prag të festës së Krishtlindjes.

SHKODËR, BESIMTARËT NË SHIROKË MIRËPRESIN MARTIRËT