Pas më shumë se dy muajsh besimtarët katolik në Shkodër do t’i rikthehen pjesëmarrjes fizike në meshë brenda në kishë. Një lajm të tillë e bëri të ditur arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili bën të ditur se besimtarët mund të shkojnë në kishë por duke respektuar masat siç është distancimi fizik, maskat dhe dorezat dhe disa masa të tjera.

Arqipeshkëvi Massafra i bën thirrje të moshuarve që mund të jenë të sëmurë apo personave të tjerë që mund të kenë shqetësime shëndetësore të mos shkojnë në kishë port a ndjekin meshën në televizion apo rrjete sociale.

Masat për rikthimin fizik në kishë arqipeshkëvi Massafra i bëri të ditur gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve të kompanjelit në kishën e Shën Kollit në Shkodër, një kishë kjo që u shemb nga sistemi monist por u rindërtua në vitet e demokracisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MINISTRI ÇUÇI NË QENDRËN E RE TË PESHKIMIT
Artikulli tjetër“ALEANCA PËR TEATRIN” NË SHKODËR, QYTETARËT HEDHIN FIRMAT PËR RINDËRTIMIN E TEATRIT KOMBËTAR