Ndalimi I lëvizjeve me mjete personale apo transport public ka nxjerrë në pah një nga dashuritë e vjetra të qytetarëve shkodranë, biçikletën. Dyrrotëshi ka qenë kryefjala e ditës së sotme, pas situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Qytetarët shkodranë tregojnë se këto ditë do t’I shfrytëzojnë për të kaluar më shumë kohë më dyrrotëshin e dashur për ta.

Ato shprehen se ndërkohë kanë marrë edhe masat mbrojtëse pasi kanë dalë nga shtëpia.

Edhe në një situatë të tillë, ku shqetësimi sa vjen e rritet për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, qytetarët shkodranë duket sa kanë zgjedhur ta përballojnë me qetësi, larg stresit të përditshëm duke lëvizur me biçikletë.