Vepra letraro muzikore “Bija Shqiptare” me poezi të Viçens Prennushit dhe muzikën e At Martin Gjokës e ripunuar nga kompozitori Gjon Shllaku ka ardhur në teatrin “Migjeni”.

Kjo vepër patriotike krijoi emocione tek të pranishmit.
Kompozitori Gjon Shllaku shprehet se “Bija Shqiptare” është një vepër që do t’i shërbejë të gjithëve, kryesisht brezit të ri për vetëdijën kombëtare…

Vetë disa prej protagonisteve, Margeret Shllaku, Niki Mjeda dhe Silvia Kacarosi tregojnë emocionet që përjetuan.

Publiku i pranishëm në teatrin “Migjeni” mirëpriti veprën letraro-muzikore “Bija Shqiptare” duke e duartrokitur në fund.