Muzeu kombëtar “Marubi” ka zhvilluar një tjetër bisedë rreth ekspozitës “Fotografë të Juglindjes Shqiptare” e cila u hap në 28 qershor të këtij viti. Kësaj radhe për të biseduar ishte studiuesi nga Korça Niko Kotherja i cili tha se biseda është fokusuar në kontesin historik të fotografive që kanë sjellë ata fotograf duke fiksuar ngjarje dhe momente tejet të rëndësishme

Kotherja përmend dy prej fotografëve dhe tregon disa prej fotografive të tyre që kanë një peshë në historinë shqiptare duke na sjellë sot fotografinë e Mësonjtores së Parë shqipe apo momentin historik të Ismail Qemalit në balkon në qendër të Vlorës

Këta fotograf të rëndësishëm jo vetëm se janë lënë në harres por arkivat e tyre janë shkatërruar pas viteve ’90 dhe kjo është e pafalshme tha studiuesi Kotherja
Në këtë ekspozitë në muzeun “Marubi” u shfaqën fotografi të Kristo Sulidhit, Petro

Dhimitrit, Kristaq Sotirit, Vani Burdës, Perikli Kaçaunit, Thimi Racit, Dhimitër Vangjelit dhe Mandi Adham Koçit, fotografi këto dhe autorët e të cilëve për vite me radhë janë lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse edhe pse përmbajnë vlera të mëdha historike.