Një ëndërr e përkthyesit Zef Zorba për të sjellë në gjuhën shqipe poezitë e Montale, Quasimodo dhe Ungaretti është realizuar 26 vite pas ndarjes nga jeta. Libri me poezitë e zgjedhura të Montales, Qausimodos dhe Ungarettit u promovua në hollin e teatrit “Migjeni”…

Zef Zorba nuk është vetëm një përkthyes por edhe një autor poezish i cilësuar si poeti hermetik për shkak se poezitë e tij u bënë më shumë të njohura pas vdekjes për shkak të vuajtjeve në burgjet e komunizmit…

Vajza e Zef Zorbës, Lejla Zorba tregon ëndrrën e babait të tij se si erdhi nga Italia me një makinë shkrimi për të botuar poezitë e tij dhe përkthimet e shumta.

Pas aktivitetit në holl në katin e dytë të teatrit “Migjeni” pati edhe një ekspozitë për veprimtarinë e përkthyesit dhe poetit Zef Zorba.