Për të 10-in vit me radhë këngëtari Bujar Qamili, “Mjeshtër i Madh” ka shtruar një iftar për besimtarët musliman në muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Në këtë vit jubile të kësaj nisme të Bujar Qamilit përveç besimtarëve morën pjesë edhe persona të tjerë dhe autoritete.

Vetë këngëtari ndjehet mirë ndërsa përfaqësuesi i myftinisë Arben Halluni e falenderoi për shtrimin e iftarit

Të pranishëm ishin edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli si dhe autoritete të tjera

Ky iftar i shtruar nga këngëtari Bujar Qamili shërben edhe për të shkëmbyer eksperiencat në muajin e madhërueshëm të Ramazanit ndërsa kjo nisëm e tij e ndërmarrë 10 vite më parë do vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakNJE PERSON VETEDIGJET ME BENZINE NE ISHULL LEZHE
Artikulli tjetërILIR META: VENDI ËSHTË NË KRIZË SERIOZE