50 familje që preken nga ndërtimi i BY Pass-it këtu në Shkodër janë gati që të bojkotojnë zgjedhjet vendore, sepse ende nuk janë dëmshpërblyer. Ndonëse janë ndalur punimet në këtë objekt, banorët shprehen se ndihen të mashtruar dhe se nuk kanë marrë ende atë cfarë atyre u takon

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën dhe madje do të shkojnë deri në vetgjyqësi nëse çështja e tyre nuk do të zgjidhet sa më shpejt nga institucionet shtetërore.

Ata kërkojnë rishikimin e projektit të by passit të këtij qyteti, i cili sipas tyre dëmton mjedisin pranë Liqenit të Shkodrës, pengon lëvizjen dhe dëmton ekonomitë e familjeve të tyre.

Artikulli paraprakKULT – ARTI LUSHI
Artikulli tjetërGOMSIQE E RE, BANORET: BASHKIA TË RISHIKOJË PROJEKTIN