Dëgjesa publike e parashikuar për t’u zhvilluar në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës për projekt-studimin e trafikut dhe lëvizshmërisë ka dështuar. Ashtu si gjithmonë edhe kësaj hera salla ishte e boshatisur edhe pse kemi të bëjmë me një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me lëvizshmërinë në qytet.

Një prej planifikuesve Edmond Alitej, specialist trafiku thotë se ky studim parashikon zgjidhjen e problemeve të trafikut dhe transportin e përditshëm.

Pavarësisht studimit për trafikun dhe lëvishmërinë rrjeti i rrugëve në Shkodër nuk do të pësojë asnjë ndryshim.

Nëse deri më tani vendet e parkimit në bollshme nuk janë edhe aq problem nëse ky studim i lëvishmërisë miratohet atëherë duhet të bëhemi gati për eleminimin sepse vendparkimet pritet të jenë me pagesë ose të jenë më të pakta.

Pas dështimit të dëgjesës publike ende nuk është vendosur nëse kjo dëgjesë për projekt-studimin e trafikut dhe lëvizshmërisë do të bëhet edhe një herë tjetër apo jo.