Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ka dhene 12 vite burg per Elvis Hoxhen i akuzuar per vrasjen e Hermes Beqiri dhe 8 vite burg per Ditmir Harifin si bashkepunetor ne kete vrasje.

Trupi gjykues i kryesuar nga Arber Çela dha sot vendimin perfundimtar per vrasjen e ndodhur ne 4 nentor te 2017 ne lagjen Kiras ne Shkoder. Keshtu gjykata pranoi kerkesen e prokurorise e cila kerkoi pikerisht 12 vite burg per Elvis Hoxhen dhe 8 per Ditmir Harifin duke hedhur poshte pretendimet e pales mbrojtese.

Pas seances avokati mbrojtes i Elvis Hoxhes Kreshnik Kolndreaj tha se gjykata e shkalles se pare ka gabuar pasi klienti i tij eshte denuar pa patur asnje prove shkencore ndaj tij.

Edhe me perpara pala mbrojtese ka kerkuar qe Elvis Hoxha te shpallet i pafajshem per akuzen e ngritur ndaj tij “vrasje me paramendim” duke qene se sipas mbrojtjes Elvis Hoxha nuk eshte autori i kesaj vrasjeje sepse pretendohet se s’ka qene fare ne vendngjarje kur eshte vrare i riu Hermes Beqiri.

Bashkepunetori i Elvisit, Ditmir Harifi i cili e shoqeroi me motor autorin pas vrasjes perveçse eshte penduar dhe ka kerkuar meshire ne seancat e kaluara ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur.

Sipas Harifit nuk e ka ditur se Elvis Hoxha pas sherrit per nje kapele me Hermes Beqirin ka marre armen kallashnikov dhe e ka kuotuar vetem pasi eshte qelluar ndaj Hermes Beqirit.

Pala mbrojtese ne seancen e kaluar kerkoi denim alternativ permes sherbimit te proves per shkak te rrethanave lehtesuese qe jane pendesa, pranimi i asaj qe ka ndodhur dhe bashkepunimi me drejtesine. Ne fund gjykata pranoi kerkesen e prokurorise duke dhene 12 vite per Elvis Hoxhen dhe 8 vite burg per Ditmir Harifin. Tashme çeshtja pritet te apelohet ne gjykaten e apelit ne Shkoder

22 vjeçari Hermes Beqiri u qëllua me automatik në një lokal, pas një konflikti të çastit me Elvis Hoxhen dhe ndonëse ju dha ndihma e specializuar në spitalin e Shkodres, e më pas në Tiranë, ai nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra.

Policia e Shkodres i arrestoi dy vetëm 3 orë pas ngjarjes, të fshehur në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Grudë, ku kishin me vete edhe armën e krimit.