Mbledhja e këshillit të bashkisë Shkodër ka dështuar kësaj here për shkak se në sallën e këshillit nuk u bë kourimi i duhur për ta zhvilluar atë mbledhje.

Fillimisht anëtarja e këshillit bashkiak Nadire Shabaj dha votën kundër për rendin e ditës për shkak se në pikën 5 ishte parashikuar projekt-vendimi për dhënien me qera të një rruge në Postribë ku kalojnë mjetet e një firme që ka guroren në fshatrat Rosek-Rrjoll.

Duke parë dështimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, kreu i këtij këshilli ripërsëriti një apel të tij për ata këshilltarë që nuk janë të përgjegjshëm dhe mungojnë në këto mbledhje.

Vetëm pika e parë u arrit të miratohej për dhënien e ndihmës ekonomike ndërsa 12 pika e tjera u shtynë për mbledhjen që do zhvillohet sërish brenda këtij muaji.