Myftinia Shkodër dhe ambasada e Kuvajtit në Tiranë kanë dhuruar për festën e Kurban Bajramit 42 pako për familjet në nevojë të shoqatës së para dhe tetra plegjikëve. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e kësaj shoqata ndërsa i pranëshëm ishte përgjegjësi i myftinisë Shkodër Arben Halluni

Halluni i bëri thirrje edhe individëve apo subjekteve të tjera që kanë mundësi të ndihmojnë shtresat në nevojë si një domosdoshmëri që ata kanë për t’ju gjendur pranë jo vetëm në rastet e festave.

Kryetari i shoqatës së para dhe tetra plegjikëve Saimir Beqiri falenderoi për dhurimin e 42 pakëve për 42 familje në nevojë.

Myftinia Shkodër gjatë gjithë këtyre ditëve në bashkëpunim edhe me organizata, individ apo biznese të ndryshme kanë shpërndarë pako me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit.

Artikulli paraprakGUIDIERI POLAK: JEMI TË DASHURUAR ME SHKODRËN
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SHKODËR, ARRESTOHEN TRE AUTORËT