Shoqata e të verbërve në Shkodër organizoi një aktivitet me rastin e Ditës së Shkopit të Bardhë. Sipas shoqatës , shqetësim mbetet mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe sinjalistika e posaçme për të verbërit.

Po ashtu edhe pagesat e paaftësië së kufizuar të akumuluara ndër vite ende nuk janë marrë nga kjo kategori për shkak të burokracive të institucioneve përgjegjese.

Anëtarët e shoqatës së të verbërve zhvilluan një parakalim të shkurter me shkopat e bardhë, simbol të kesaj dite ndërkombetare.

15 tetori prej 48 vitesh është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të bardhë. Shkopi i bardhë është krijuar në vitin 1912 nga artisti James Biggs nga Bristol,

pas një aksidenti ku humbi shikimin, artisti vendosi të ripërshtatej me ambientin, duke lyer shkopin e tij lëvizës me ngjyrë të bardhë dhe ta bënte veten më të dukshëm në rrugë.

 

 

Artikulli paraprakBASHKIA RIKONSTRUKTON SHKOLLAT EDHE NË ANË TË MALIT
Artikulli tjetërSHOQËRITË CIVILE NËN MBËSHTEJTJEN E BE