Sot është dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj abuzimit me të moshuarit. Fatkeqësisht kategoria e moshës së tretë në Shqipëri ndeshet me mjaft barriera, që nga sëmundjet, varfëria, braktisja dhe dhuna psikologjike dhe fizike . Përkujdesja e të rinjve ndaj të moshuarve po zbehet gjithnjë e më shumë.

Kjo kategori është në rrezik të lënies pas dore, pasi fëmijët e tyre mund të abuzojnë ndaj tyre ose i dërgojnë në institucione siç është shtëpia e të moshuarve dhe organizata tjera për kujdes afatgjatë. Një pjesë e të moshuarve shprehen se kjo sjellje ndaj tyre në këtë moshë që kanë më shumë nevoj për përkujdesje dhe dashuri nuk është aspak e drejte.

Format e abuzimit me të moshuarit si ai fizik, emocional, psikologjik, dhe financiar ndikojnë tek shëndeti dhe tek të drejtat e tyre. Ndaj kjo kategori meriton më shumë vëmëndje dhe kërkohet ndërgjegjsimi i shoqërisë për të parandaluar abuzimin ndaj të moshuarve.

Artikulli paraprakPROVIMI I MATEMATIKËS, MATURANTËT: MË I THJESHTË
Artikulli tjetërVOLEJBOLLISTET: RIKTHENI TRAJNERËT LISHA DHE KALAJA