“Kryet Nalt” eshte dokumentari kushtuar Hafiz Ali Kraja nje prej klerikeve i cili vuajti per shume vite ne burgjet e komunizmit. Ky dokumentar u realizua nga kujto.al dhe Luljeta Progni me mbeshtetjen e nje sere partnereve.

Dokumentari tregon jeten e veshtire dhe kalvarin e vuajtjeve te Hafiz Ali Krajes i cili mbajti para popullit shkodran fjalimin e famshem “Çka asht komunizmi”. Hafiz Ali Kraja nuk u pajtua kurre me komunistet ndersa mbesa e tij Satber Tula tregon momentin kur hoxhes se njohur i shkuan ne shtepi.

Dy vellezërit e Hafiz Ali Krajës edhe pse u tortoruan ata num treguan se ku ndodhej vëllai i tyre i cili ishte fshehur për t’i shpetuar komunistëve në vitet e para kur u instalua regjimi.

Për dy djemtë dhe vajzën e klerit të nderuar vitet e komunizmit ishin një tmerr. Nje nga djemtë Mehdi Kraja tregon momentin kur takonin në burg babain ndërsa atëherë ishte 7 vjeç dhe një moment kur e përjashtuan nga shkolla vetëm se ishte djali i Hafiz Ali Krajës.

Dokumentari i realizuar me mjeshtëri sjell të gjitha momentet e jetës së vështirë të Hafiz Ali Krajës por edhe kontributin e çmuar të tij para dhe pas burgosjes nga regjimi monist duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme për kohën në të cilën jetoi.

Artikulli paraprakSHEHAJ: KOMUNISTËT S’MUND TË NA MËSOJNË DEMOKRACINË
Artikulli tjetërPOSTRIBË, NIS NDËRTIMI I SHTËPISË PËR FAMILJEN CEKA