Drejtori rajonal i tatim takasave në Shkodër Hysen Hysa duke bërë bilancin për vitin që lamë pas 2018-ën shprehet se ka një rritje me 12% të planit të realizuar krahasuar me 2017-ën.

Mbi 200 biznese janë mbyllur gjatë 2018-ës por drejtori Hysa nuk e quan një falimentim ndërsa thotë se janë hapur mbi 400 biznese të reja për vitin e kaluar.

Gjatë 2018-ës drejtoria rajonale e tatimeve ka shmangur kontaktin direkt me bizneset dhe kryesisht puna është monitoruar përmes sistemin online duke arritur në menaxhimin e situatës.

Artikulli paraprakQYTETARËT ARGËTOHEN ME BORËN E PARË
Artikulli tjetërBORA NË SHKODËR, OSHEE: SITUATA NËN KONTROLL