Virusi i Fruthit, i pranishëm prej disa muajsh në Shqipëri ku nw gjithw vendin numwrohen 41 raste , nuk ka prekur asnjë fëmijë në qarkun Shkodër.

Këtë fakt e konfirmon, Eris Kaduku, specialist i epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër. Kaduku bën me dije se më të rrezikuarit për tu prekur nga Fruthi janë fëmijët e komunitetit rom dhe atij egjiptian.

Specialist i epidemiologjisë shprehet se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në njohjen e simptomave të Fruthit. Po ashtu, është e domsdoshme që prindërit të konsultohen menjëherë më mjekun e familjes.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga fruthi. Specialist Kaduku i bën apel prindërve të jenë të kujdesshëm në vaksinimin kalendarik të fëmijëve.

Gjatë vitit 2018 në qarkun Shkodër, 30 persona janë infektuar nga Fruthi, ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore nga Spitali Rajonal Shkodër.

Këtë vit, ndryshe nga qytetet e tjera, qarku i Shkodrës renditet në fund të listës për sa i përket personave të prekur nga kjo sëmundje.