Prej dy ditësh po njeh rënie numri I personave ditor të infektuar me Covid-19 në Shkodër. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka konfirmuar dy persona pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 255 persona. Ndërkohë ditën e sotme fatkeqësisht ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19, efektivi I policisë së Shkodrës Safet Morina.

Ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën më virusin që po merr jetë njerzish në vendin tonë prej muajsh. Morina mbante prej vitesh postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës. Numri I viktimave që janë shënuar si shkak I infektimit me koronavirus është 34. Nga bilanci deritanishëm, qarku verior rënditet I treti në të gjithë vendin për nga numri i të infektuarve pas Tiranës dhe Durrësit, dhe I dyti për nga bilanci I fataliteteve.

Nisur nga situata e krijuar, institucionet kërkojnë që të ruhet distance fizike në ambiente të mbyllura dhe të hapura, pasi mbajtja e maskës rezulton efektive dhe parandaluese për frenimin e përhapjes së Covid-19. Por pavarësisht këshillave të mjekëve të shumtë janë ata qytetarë të cilët nuk i rrespektojnë këto masa, duke bërë që të jenë më të ekspozuar përballë Covid-19.

Lëvizja është e lirë dhe grumbullimet kudo në vende të ndryshme janë të pranishme ndërsa shpesh qytetarët nuk mbajnë as maskë dhe nuk respektojnë as distancat fizike duke qenë më të rrezikuar ndaj COVID-19. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve në Shkodër dhe në Shqipëri kjo nuk po bën më ndonjë përshtypje tek një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të cilët janë indiferentë ndaj masave mbrojtëse që rekomandohen.

Përveçse në qytete grumbullimi vazhdon edhe në plazhe apo zona të tjera turistike. Duket sikur qytetarët tashmë janë mësuar me këtë rrezik të COVID-19 dhe po jetojnë bashkë me të duke mos qenë edhe aq të trembur.