Prej dy ditësh po njeh rënie numri I personave ditor të infektuar me COVID-19 në shkodër. Ministria e shëndetsisë në 24 orët e funidt ka konfirmuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 75 persona. Prej përhapjes së pandemisë virusi në Shkodër ka prekur 523 persona dhe janë shënuar deri më tani 45 viktima,

pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të moshuar të cilët si shkak kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike, duke bërë më pas që infektimi me COVID-19 të jetë fatal për ta. Nga bilanci I deritanishëm, qarku verior rënditet I treti në të gjithë vendin për nga numri I të infektuarve pas Tiranës dhe Durrësit, dhe I dyti për nga bilanci I fataliteteve.

Gjatë muajve të fundit, Shkodra ashtu si shumë qytete të tjera të vendit po përballet me përhpajen masive të virusit, ku janë shënuar një numër i I lartë I të infektuarve dhe po ashtu një numër I lartë viktimash krahasuar me dy muajt e parë të përhapjes së pandemisë.

Nisur nga situata e krijuar nga COVID-19, institucionet kërkojnë vazhdimisht që të ruhet distanca fizike në ambjente të mbyllura dhe mbajtja e maskës, pasi rezulton efektive për frenimin e përhapjes së COVID-19. Por pavarësisht këshillave nga ana e institucioneve vihet re fakti se të shumtë në numër janë qytetarët të cilët nuk I marrin seriozisht masat e vendosura për tu mbrojtur nga infektimi me virus dhe nuk respektojnë as distancën fizike,

duke bërë kështu që të jenë më të ekspozuar përballë COVID-19. Në 24 orët e fundit në spitalin rajonal të Shkodrës janë kryer 74 vizita urgjente prej të cilave 14 të dyshuar si pacientë me COVID-19. Në Shkodër janë 74 persona aktiv, 404 të shëruar nga numri total prej 523 të prekurish.

Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po monitorohen 67 persona ndërsa 7 janë të shtruar në spital. Në 24 orët e fundit janë marrë 20 tamponë si të dyshuar me COVID-19 ndërsa janë monitoruar 83 subjekte në total.