Artistja nga Turqia Gëzde Këjëxhë e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në Shkodër ka hapur një ekspozitë në artin e Tez’hip dhe miniaturës. Kjo ekspozitë e saj me disa prej punimeve u hap në institutin e kulturës në Shkodër “Jonus Emre”.

Vetë artistja tregon se ky art i saj në Shqipëri nuk është shumë i njohur ndaj ka vendosur që të sjellë këtë ekspozitë ndërsa tregon edhe mesazhin që ka dashur të përcjell.

Autorja e kësaj ekspozite tregon edhe teknikat me të cilat ka punuar.
Fillimisht artistja Gëzde Këjëxhë zhvilloi një bisedë rreth artit të Tez’hip dhe miniaturës duke shpjeguar në hollësi atë dhe më pas u zhvillua hapja e ekspozitës me vepra të një koleksioni të veçantë të përzgjedhura për muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHKODRANI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërSHKODËR, “EKRANI I ARTIT” TEK OBORRI I IDROMENOS