Ekspozita etnografike “Përballje me të brendshëm” që u hap në muzeun historik “Oso Kuka” ka sjellë disa prej veshjeve të brendshme të grave të zonave të ndryshmet të Shkodrës të quajtura “brakeshat”. Kjo ekspozitë me karakter social erdhi në kuadër të javës së grave që po zhvillon bashkia Shkodër dhe si një mesazh kundër çdo lloj dhune ndaj grave.

Ndriçim Mlika, përgjegjës i përzgjedhjes së koleksioneve që u ekspozuan tregon për rëndësinë e këtyre veshjeve të grave shkodrane në kohët e mëparshme.

Qëllimi i ekspozitës me brakeshat e grave shkodrane është një klithmë kundër çdo tabuje të mundshme dhe një mesazh për të shembur murin e heshtjes. Në total janë 14 objekte që u ekspozuan për herë të parë dhe që i përkasin fillimit të mesit të shekullit XX.

Artikulli paraprakSHKODËR, BABAI KËRKON KTHIMIN E FËMIJËVE NË SHTËPI
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, OKB: ASNJË VEND I BOTËS NUK KA ARRITUR BARAZINË GJINORE