Qendra “Atelie” në qytetin e Shkodrës ka hapur dyert për të gjithë artistët e rinj shkodran që të promovohen dhe të tregojnë vlerat e tyre si një mundësi e mirë në rrugëtimin e suksesshëm që kërkojnë në të ardhmen. Kështu artist ii ri Nard Zajeti hapi ekspozitën e tij të quajtur “N’Art”. Drejtuesi i qendrës “Atelie” Ëngjëll Gjugja shprehet se të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të provojnë veten ose ka qoftë edhe një ide mund të trokasin pa problem tek kjo qendër rinore

Vetë autori i ekspozitës Nard Zajeti ndjehet i lumtur që arriti të hapë ekspozitën e tij të parë me piktura duke shpresuar që ta vazhdojë këtë rrugë që ka nisur

Qendra “Atelie” ofron një sërë shërbimesh dhe mundësish për artistët e rinj të qytetit të Shkodrës por edhe këdo tjetër që do të provojë veten në një fushë të caktuar duke qenë kështu një shans i mirë për fillestarët të cilët shpesh hasen me pengesa.

Artikulli paraprakLEZHË, PËRKUJTOHET 552-VJETORI I VDEKJES SË SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 17.01.2020