“Mjeshtri i Madh, artisti dhe piktori Gazmend Leka vendosi që të vijë në qytetin e Shkodrës me një ekspozitë personale në “Galerinë e Arteve”. Gazmend Leka solli veprat e tij nga ciklet Black Box, Lutja, Molla, Natura Morta apo Totemi.

Në fjalën e tij hapëse piktori Gazmend Leka e vlerësoi Shkodrën si kryeqytetin e artit dhe kulturës ndërsa tregoi se si emrat e mëdhenj të Shkodrës kanë ndikuar në personalitetin e tij.

Pasi foli për Shkodrën apo Shqipërinë e dikurshme i pyetur për atë çfarë ndodh sot professor Gazmend Leka pranon vështirësitë e vendit tonë por ai thotë se asnjëherë nuk është thyer

Një artist i madh si Gazmend Leka është i shqetësuar për shumëçka ndodh në Shqipëri por gjithë brengën e tij e kthen në artë duke shkuar thellë në subkoshiencën njerëzore

Gjithmonë ka një zgjidhje edhe për një vend si Shqipëria
Gazmend Leka është një nga emrat më të njohur të artit dhe pikturës në Shqipëri dhe jo vetëm. Është fitues i shumë çmimeve dhe shumë ekspozitave brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Artikulli paraprakPENTARI FSHATI I HARRUAR, LARGOHEN TË RINJTË
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKIM NDËRKOMBËTAR I ORKESTRAVE FRYMORE