Kjo është dasma e futbollistit të kombëtares shqiptare dhe ekipit të Napolit në Itali Elsaid Hysaj. Shkodrani i dha fund beqarisë në një dasëm madhështorë që u organizua në kalanë “Rozafa”.

Rreth 500 të ftuar special morën pjesë në një prej ditëve më të lumtura për Elsaid Hysaj.

Për disa orë me radhë Hysaj dhe miqtë e të afërmit e tij festuan në këtë ditë të veçantë për lojtarin e kombëtares. Ai që ndezi atmosferën ishte këngëtari Ermal Fejzullahu.

Disa prej miqve futbollist si Bekim Balaj por edhe të tjerë ia morën këngës në dasmën e Hysaj.

E gjitha mbrëmja e djeshme kishte në vëmendje futbollistin Hysaj i cili kurorëzoi dashurinë disavjeçare me Fiorenza Lekstakaj, një modele. Kalaja Rozafa u mbush me drita të shumta dhe një mjedis i ngrohtë.

Çifti ruajti veshjen tradicionale teksa Elsaidi mbante veshur një kostum të zi dhe nusja fustan të bardhë ndërsa u pritën me duartrokitje të shumta. Hysaj prej vitesh është i dashuruar me Fiorenzën ndërsa kanë edhe djalin e tyre 3-vjeçar.

Artikulli paraprakSHKODËR, IZMIR SMAJLAJ THYEN REKORDIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN PRODUKTE USHQIMORE TË FALSIFIKUARA NË VLERËN 160 MIJË $