Këta janë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Të emocionuar, me maska dhe me lule në duar nxënësit e klasave të para në shkollën në Shkodër nisen kështu zyrtarisht vitin e ri shkollor. Edhe pse ende të vegjël nxënësit shprehen të lumtur për nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

Edhe për nxënësit e klasave të para dhe prindërit e tyre janë zbatuar masat anti covid në shkolla. 1400 nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës në Shkodër duke nisur kështu rrugëtimin e rëndësishëm drejt dijes.

Artikulli paraprakPROTESTA E PRINDËRVE, REAGON ZVA DHE DREJTORJA E SHKOLLËS
Artikulli tjetërURA E BUNËS, DO PRISHET PEDONALJA, GATI ZHAVORI BY PASS-it