Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka organizuar edicionin e tretë të dhënies së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët e qarkut Shkodër të ndarë sipas fushave të ndryshme.

Në aktivitetin e organizuar në qendrën rinore Arka unioni i dha një çmim edhe kryeredaktorit të Star Plus, gazetarit Senad Nikshiqi. Po ashtu për kontributin e tyre morën çmime edhe reporteri i mirënjohur Çesk Shllaku i cili ka një karrierë të gjatë me Televizionin Shqiptarpor jo vetëm, gazetari i Antena Televizion Gjon Frroku,

gazetari i radio Jehona Genc Kastrati, gazetarja e TV1 Channel Silvi Kastrati, gazetari i Tv Puka dhe Neës 24 Armir Mehaj, kryeredaktori i Tv Kopliku Gëzim Vuçaj dhe gazetari sportiv i Televizionit Rozafa Gjergj Kola

njëkohësh me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe atë online por prej vitesh edhe zëdhënës i klubit Vllaznia. I pranishëm në Shkodër ishte edhe gazetari, pedagogu dhe autori i një sërë librash Hamit Boriçi, sot 89 vjeç.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa vlerësoi punën e gazetarëve të Shkodrës.

Sipas kryetarit të unionit të gazetarëve në Shkodër Gaspër Marku, dhënia e çmimeve po kthehet në një traditë.

Dhënia e çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar për gazetarët e Shkodrës erdhi edhe në kuadër të aktivitetit dy ditor “Festa e Miqësisë” e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Artikulli paraprakKRYEMADHI – GJONAJ , SHANTAZHE DHE AKUZA
Artikulli tjetërSHKODËR, SKUADRA E SHPËTIMIT: S’KEMI LOGJISTIKË