Mes lutjeve dhe urimeve për paqe, begati e lumturi, Kurban Bajrami, njëra prej dy festave më të rëndësishme për muslimanet po festohet në të gjithe vendin. Kurban Bajrami në Shkodër nisi me faljen e namazit në xhamitë e qytetit, sipas protokollit si shkak I përhapjes së virusit COVID-19. Imami I xhamisë Parrucë, Idmir Plaku dha mesazhet e festës së Kurban Bajramit dhe rëndësinë që kjo festë ka për komunitetin musliman.

Një nga mesazhet e forta që përcolli është edhe ruatja e familjes. Edukimi I brezave te rinj duhet të jetë gjithmonë në fokusin e prindërve dhe jo vetëm në rastet kur situatat dalin jashtë kontrollit.

Kurban Bajrami është festa e sakrificës dhe e flijimit, por edhe festa e kujdesit ndaj njëri tjetrit përmes dhurimit. Flijimi i djalit nga Ibrahimi si shenjë nënshtrimi ndaj Zotit, është simboli i kësaj feste, i cili lajmërohet përmes engjëllit se flija e tij është e pranuar.

Kurban Bajrami së bashku me Fitër Bajramin janë dy festat më të rëndësishme që festohen nga muslimanët në gjithë botën.