Famullia e Shkodrës ka zhvilluar takimin e radhës mbi ecjen biblike. Kësaj here i ftuar për të udhëhequr leximin biblik ishte Fra Flavio Cavallini, një biblist i njohur.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj tha se leximi biblik është i rëndësishëm për të gjithë, kryesisht për të rinjtë.

Leximi biblik vijoi më tej dom Vlash Palaj është një prej formave të duhura si një mundësi që na jepet të gjithëve për të njohur jetën e krishterë duke qenë se për besimtarët është e domosdoshme.

Takimet për leximin biblik do të vijojnë edhe në të ardhmen në famullinë e Shkodrës me idenë për të përçuar mesazhet e duhura tek të rinjtë jo vetëm për ta dëgjuar biblën por edhe për të vënë në zbatim mësimet e saj.

Artikulli paraprakGAC ÇUNI, ËNDRRA E NDËRPRERË E NJË KOMPOZITORI
Artikulli tjetërSORECA URON MINISTRAT E RINJ: MIRËPRES TË PUNOJ ME TË GJITHË