Familja shkodrane e basketbollit është mbledhur të gjithë bashkë në një mbrëmje festive të organizuar në qytetin e Shkodrës.

Ky takim festiv u mundësua nga presidenti i ekipit të basketbollit të meshkujve Alban Xhaferri i cili bëri bashkë ekipin aktual dhe figurat e shquara që kanë kontribuar ndër vite në basketboll.

Duke folur edhe për gjendjen e ekipit të Vllaznisë në basketbollin e meshkujve presidenti Xhaferri shprehet se objektiv është kalimi i krizës momentale në këtë ekip ndërsa shprehet se janë larguar dy amerikanët dhe pritet të vijnë dy ose tre amerikanë të tjerë dhe një basketbollist nga Serbia.

Një prej figurave të basketbollit Refik Vorfa thotë se drejtuesit e rinj të basketbollit me planet e tyre mund ta rikthejnë shumë shpejt Vllazninë aty ku e meriton ndërsa ka një thirrje edhe për tifozët.

Për disa orë basketbollistë dhe ish-basketbollistë, trajnerë dhe ish-trajnerë ndanë sëbashku momente festive duke shkëmbyer edhe eksperienca të ndërsjellta në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të basketbollit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERTI GALA “NDËRMENDJE 2018”
Artikulli tjetërHISTORI, NOSTALGJIA PER FABRIKËN E DUHANIT