Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve është zhvilluar faza e pestë e fëstivalit të këngës “Bilbilat e Vegjël Këndojnë”. Drejtori i këtij institucioni Kujtim Alija thotë se tashmë gara është individuale dhe performanca e konkurrentëve ka njohur rritje që nga faza e parë.

Drejtori Alija shton se këngët me të cilët konkurentët prezantohen në të gjitha fazat janë të përzgjedhura nga mësuesit dhe nxënësit në përshtatje me vokalin e tyre.

Në muajt e ardhshëm Qendra Kulturore e Fëmijëve do të zhvillojë edhe finalen për edicionin e 24 të festivalit të këngës për fëmijë.