Siguria ushqimore ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit, madje kryeminsitri Edi Rama ka parlajmëruar ndëshkime të mëdha që parashikohen deri në 15 vite burg për këdo që cënon shëndetin e konsumatorëve.

Star Plus ishte sot në fshatin Kosmac për të parë nga afër se si rriten prodhimet bujqësore deri tek teknikat e rritjes së domates , kastravecit dhe specit nëpër sera. Fermerët sigurojnë dhe garantojnë konsumatorin se prodhimet e tyre janë bio dhe në asnjë mënyrë shprehen se nuk përdoin stimulant dhe hormone në rritjen e pjekjen e fruta-perimeve

Fermerë sigurojnë konsumatorin se produktet rriten në mënyrë natyrale dhe jo artificiale duke i hidhur hormone dhe stimulant për për ti nxjerrë sa më parë në treg

Siguria ushqimore e disa prodhimeve me bazë bimore dhe shtazore është bërë ditëve të fundit objekt debati public. Sipas fermerëve shkodranë, prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Artikulli paraprakSHKODËR, JAVA BOTËRORE E INFERMIERËVE
Artikulli tjetërMBETURINAT MBULOJNË ARGJINATURËN E KIRIT