Besimtarët bektashinj në qytetin e Shkodrës festuan ditën e Ashures, një ndër ditët e shënuara për besimtarët bektashinj, të cilët me anë të saj adhurojnë dhe i afrohen Zotit.

Me këtë rast Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka uruar Festës së Ashures në Teqen e tarikatit Rifai Haxhi Shejh Ali Kruja në Shkodër.

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua.

Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij.