Bashkia Shkodër ka zhvilluar festivalin e shahut “Çesk Jubani”, një emër i njohur i këtij sporti. Ky festival i shahut erdhi në kuadër të aktiviteteve “Jeto me Sportin”.

Organizimi i festivalit të shahut “Çesk Jubani” u zhvillua edhe në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të shoqërisë Vllaznia.

Në fund kryebashkiakja Ademi dha disa mirënjohje për emra të njohur të sportit të shahut për ekipin e Vllaznisë si Çesk Jubani, Muhamed Gradeci, Bernard Leka apo Ylvije Boriçi,

që të gjithë shahistë të vlerësuar dhe që kanë arritur të marrin disa çmime në rang kombëtar si sportistë apo edhe si trajnerë ndër gjithë këto vite.