Në pedonalen Kolë idromeno të qytetit të Shkodrës festohet 30 vjetori i fondacionit gjerman të GIZ-it. Një bashkpunim i vazhdueshëm që në vitin 1988 midis Shqipërisë dhe shtetit Gjerman.

Në këtë ditë të veçantë fondacioni i GIZ- it organizoi një panair, ku pjesmarrës janë artizanë të qarkut Shkodër por edhe nga troje të ndryshme të shqipërisë.

Panairi shoqerohet gjithashtu nga tingujt e zërave të mrekullueshme të këngëtarëve të vegjël të qendrës kulturore të fëmijëve në qytetin e Shkodrës.

Kreu i shoqatës së zejeve dhe artizanatit Zef Gjini thotë se duhet të ndihemi të vlerësuar që GIZ zgjodhi pikërisht qëytetit e Shkodrës për të festuar këtë ditë.

Gjini falenderon Bashkinë Shkodër, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës bashkëpunëtore dhe inkurajuese.

Sipas drejtorit të qendrës kulturore të fëmijëve koncerti e bën panairin edhe më të bukur dhe është një mundësi e mirë për këngëtarët e vegjël që të performojnë para publikut.

Ky aktivitet tregon mbraëvajtjen e marrëdhënies së shtetit Shqipëtar me atë Gjerman. Së fundmi një interes i veçantë po tregohet ndaj panaireve artizanale.