Qendra Kulturore e Fëmijëve në Shkodër ka zhvilluar konkursin “Fjala Artistike” mes shkollave 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës. Në finale juria ka përzgjedhur më të mirët ndërsa në fund janë dhënë edhe çmimet fituese.

Në ciklin e ulët vendin e parë e meritoi Hea Lohja, në vend të dytë Xhovana Ndreu, vendi i tretë shkoi për Fjona Çoçja dhe çmimi inkurajues Uarda Dibra.

Në ciklin e lartë çmimin e parë e mori grupi i nxënësve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” vajza dhe djem, çmimin e dytë Rians Striniqi dhe në vend të tretë Gjilbert Nikjovi. Tek humori fitues u shpall nga juria Mikea Çarkaxhia.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Kujtim Alija tha gjithashtu se këta nxënës që morën pjesë tek “Fjala Artistike” në të ardhmen mund të jenë aktorët e ardhshëm.

Konkursi “Fjala Artistike” në Shkodër, i zhvillua për çdo vit synon evidentimin e nxënësve të talentuar të cilët përzgjidhen nga juria profesioniste e përbërë nga emra të njohur.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE