Edhe pse jetojnë jo më shumë se 10 km larg qytetit të Shkodrës afro 1000 banorë në fshatin Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina thonë se ndjehen të braktisur. Mungesa e shërbimit shëndetësor në atë zonë dhe ujit të pijshëm po e bën gjithnjë e më të vështirë jetesën tregojnë banorët

Ndërkohë rrjeti elektrik është i amortizuar e bashkë me të edhe kabina elektrike që rrezikon të shembet. Banorët thonë se sa herë që përkeqësohet moti detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra pa drita

Edhe pse gjatë çdo fushate elektorale u premtohet në lidhje me përmirësimin e jetesës, sapo mbarojnë zgjedhjet premtimet i merr era. Mungesa e këtyre shërbimeve thonë ata po bëhet shkak që çdo ditë fshati të braktiset.