Pas plot 51 vitesh që nga koha kur sistemi komunist mbylli e shkatërroi objektet e kultit fshati Ashtë të Njësisë Bushat për herë të parë është bërë me një kishë kushtuar Zojës Rruzare dhe martirëve të Shqipërisë.

Në ceremoninë e inagurimit ku u kremtua mesha e parë në këtë emblemë të re ishin të pranishëm meshtarë të dioqezës Shkodër-Pult përfaqësues të bashkisë Vau-Dejës, besimtarë të asaj zone.

Mesha solemne për të bekuar këtë vend të shenjtë u mbajt nga imzot Angelo Masafra i cili shprehi mirënjohjen e tij për të gjithë ata persona që kanë kontribuar në ndërtimin e kishës si dhe më pas vijoi me ritin e bekimit.

Gjatë predikimit të fjalës së shenjtë Imzot Angelo Masafra iu referua lirisë së fesë, një nga prioritet e vetë martirëve, e cila po realizohet me ndërtimin e kishave dhe dëshmisë së fesë katolike.

Ndërkohë në nderim të sakrificave të martirëve tanë u zhvillua dhe procesioni me kryqin i cili mbante copëza nga eshtrat e dhjetë të quajturve shenjntorë të kishës katolike.

Banorët e Ashtës tashmë do kenë mundësinë që edhe ato të kenë shtëpinë e Zotit në fshatin e tyre.