Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si të gjithë universitetet e tjera në 30 korrik të këtij viti do të mbajë zgjedhjet për rektor si dhe postet e tjera drejtuese. Deri më tani janë të konfirmuar vetëm dy kandidatë për rektor të universitetit të Shkodrës. Një prej kandidatëve pritet të jetë rektori aktual Adem Bekteshi i cili pa katër vjetësh në këtë detyrë do të kërkojë edhe një mandate tjetër për të drejtuar universitetin e Shkodrës.

Afati i fundit i regjistrimit në Komisonin Zgjedhor të Fakulteteve është data 15 korrik deri në orën 16:00 sipas vendimit të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve që drejtohej nga professor Gaspër Kokaj me anëtarët Arian Gjura, Fatjon Nurja, Sebastjan Mjekaj, Ingrit Tirana, Marsel Nilaj dhe Megan Krahi. Ndërkohë që afati nuk ka mbaruar ende zyrtarisht deri më tani është e regjistruar vetëm një kandidate, profesoresha Suzana Golemi e cila aktualisht është dekane e fakultetit të shkencave të natyrës.

Dekania Golemi ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të qenë kandidate për rektore e universitetit të Shkodrës që nga dita e djeshme. Me shumë gjasa Golemi do të jetë përballë rektorit aktual Adem Bekteshi në zgjedhjet e 30 korrikut. Megjithatë afati është ende i hapur deri më 15 korrik në orën 16:00 dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë edhe pse sipas burimeve me shumë gjasa do të jenë vetëm dy kandidatura.

Rektori aktual Adem Bekteshi përveç eksperiencës katër vjeçare në drejtimin e universitetit të Shkodrës ka po ashtu një eksperiencë të gjatë si pedagog. Po ashtu edhe Suzana Golemi përveçse dekane e fakultetit të shkenacave të natyrës ka gjithashtu një përvojë të gjatë si pedagoge.

Ajo që pritet është një garë e fortë mes këtyre dy kandidaturave ndërsa tashmë për secilin prej tyre ka nisur fushata brenda universitetit për të mbledhur sa më shumë vota në mënyrë që në fund të shpallen fitues.

Artikulli paraprakHAPJA E LISTAVE, PD: PJESËN FITUESE E CAKTON SËRISH PARTIA, QËLLIMI I RAMËS ISHTE HEQJA E KOALICIONEVE
Artikulli tjetërBOZDO ‘GODET’ RAMËN: LUKASHENKO I BJELLORUSISË DHE AI I SHQIPËRISË VEPRUAN TË SINKRONIZUAR PËR SIGURUAR KOLLTUKUN. DIKTATORË, I KANË DITËT TË NUMËRUARA