Më 18 maj në amifteatrin e Tiranës agjencia e spektakleve Buna 1 dhe Buna 2 do të organizojnë natën e madhe “Hitet e Veriut”, një natë ku do të jenë yjet e muzikore popullore nga të gjitha trevat. Tashmë provat nga orkestra dhe këngëtarët janë drejt fundit.

Një prej pjesëmarrësve është këngëtari nga Tuzi Nikollë Nikëprelaj i cili tregon se koncerte të tillë live i mungojnë artistëve.

Andi Unaza është drejtori artistik ndërsa Fran Kodra përgjegjës i natës “Hitet e Veriut” ndërsa tregojnë disa prej detajeve.

Organizatori, producenti i njohur Arben Mazi shprehet se në Tiranë vazhdon që të gjejë mbështetje ndaj ka vendosur që ta zhvillojë atje mbrëmjen “Hitet e Veriut”.

Bashkë me Nikollë Nikëprelaj do të marrin pjesë edhe këngëtarët Bujar Qamili, “Mjeshtër i Madh”, Përparim Berati dhe Hamit Kastrati, Gofile Papleka, grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, Fran Kodra dhe Ndue Shytani, Dava Gjergji, Zef Beka, Lirije Rasha “Mjeshtre e Madhe”, Kurt Lika, vëllezërit Lleshi. Tashmë pas “Natës Shkodrane”, agjencia Buna 1 dhe Buna 2 vjen me yjet e veriut duke patur suksesin e garantuar.

Artikulli paraprakGOLEM, KANALET KULLUESE TË PAPASTRUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET TAKIMI I BANDAVE FRYMORE