Një grup të rinjsh prej 20 personash, kryesisht azilantë të kthyer nga Gjermania janë bërë pjesë e një projekti “Shërbimet e Hotelerisë” i financuar nga qeveria gjermane dhe i zbatuar nga GIZ Albania. Pas përfundimit të këtij projekti në mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër u shpërndanë çertefikatat për të rinjtë që u trajnuan për hoteleri-turizëm.

Mirela Andoni, koordinuese e trajnimeve thotë se tashmë kërkesat në fushën e hotelerisë janë të konsiderueshme e po ashtu edhe pagat janë më të larta.

Florenc Qosja, koordinator i programit “Dimak Albania, pjesë e GIZ thotë se gjatë 2019-ës janë kthyer nga Gjermania afro 6 mijë shtetas shqiptar kryesisht të rinj, një pjesë e të cilëve janë rintegruar përmes projekteve të ndryshme.

Pas përfundimit të këtij trajnimi katër javor dhe çertefikimit nga GIZ Albania këta të rinj kanë mundësi punësimi në hoteleri-turizëm duke kërkuar që të rinisin jetën edhe një herë në vendin e tyre pa patur nevojë të emigrojnë përsëri.