Edhe gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për bashkinë Shkodër, duke bërë që kjo bashki të mbetet ndër zonat më të prekura nga koronavirusi në të gjithë vendin.

Aktualisht në qarkun Shkodër janë të infektuar nga ky infeksion 209 persona ndër të cilët 204 janë të izoluar në banesa. Kjo është shifra më e lartë deri më tani e regjistruar që prej përhapjes së pandemisë në muajin Mars e personave të karantinuar në banesa si shkak I masave të marra për frenimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë.

Ndërkohë, të hospitalizuar janë pesë persona, ku dy janë të shtruar në terapi intensive. Fatmirësisht, në ditën e fundit edhe dy përsona të tjerë kanë mundur t’I bëjnë ballë betejës me koronavirusin. Tashmë numri I të shëruarve është 311 persona, një shifër kjo që po rritet dita-ditës.

Në dy muajt e fundit, Shkodra ashtu si shumë qytete të tjera të vendit po përballen me përhpajen masive të virusit, ku janë shënuar një numër i I lartë I të infektuarve dhe po ashtu një numër I lartë viktimash krahasuar me dy muajt e parë të përhapjes së pandemisë.

Nisur nga situata e krijuar, institucionet kërkojnë që të ruhet distanca fizike në ambjente të mbyllura dhe mbajtja e maskës, pasi rezulton efektive për frenimin e përhapjes së COVID-19