Për të dytën ditë në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 duke e rritur ndjeshëm numrin e të prekurve nga koronavirusi. Tashmë, si shkak I transmetimit komunitar nuk mund të flasim për vatra infeksioni, por vetëm për raste në përgjithësi.

Deri më tani, të prekur total nga virusi janë 478 persona në të gjithë qarkun, ndërsa raste aktive janë 198 prej tyre. 191 prej tyre janë të izoluar në banesa pasi nuk shfaqin simptoma të virusit dhe janë në gjendje të qëdrueshme shëndetësore ndërsa 8 janë pacientët e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

Prej së hënës, numri I pacientëve të hospitalizuar mbetet I pandryshuar. Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar viktima si shkak I infektimit. Megjithatë, qarku Shkodër renditet I dyti pas Tiranës për nga bilanci I fataliteteve. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, nuk raportohet për persona të shëruar nga COVID-19 për qarkun Shkodër duke e lënë të pandryshuar numrin e të shëruarve me një total prej 264 personash.

Në Shkodër, pavarësisht situatës së krijuar vijojnë kontrollet nga institucionet pëgjegjëse duke ushtruar kontrolle tek biznest për të zbatuar me rigorozitet protokollin e sigurisë, si një nga masat antiCOVID. Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër nga ana tjetër vijon kontrollin në banesat e qytetarëve të infektuar për të verifikuar nëse po zbatohen si duhet kriteret e karantinimit të detyrueshëm.