Prej dy ditësh janë rikthyer në rrugët e Shkodrës efektivët e policisë, forcave Shqiponja dhe strukturave të tjera të policisë, tashmë jo për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve për shkak të karantinës por për të parë nëse po zbatohet sa duhet Akti Normativ I qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskave mbrojtëse në ambjentet e jashtme.

Edhe pse në ditët e para, duket se ky vendim I ri I qeverisë ka patur një përqindje të lartë të zbatueshmërisë nga ana e qytetarëve.

Por, nga ana tjetër, asht siç pritej ka patur edhe nga ata të cilët kanë zgjedhur të mbajnë maskën gjatë lëvizjes në rrugë. Efektivët e policisë I kanë ndaluar këta persona qoftë duke I paralajmëruar për rëndësinë e mbajtjes së maskës apo edhe për masën administrative të parashikuar me ligj në rast të mos respketimit të Aktit Normativ.

Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin sapo vërtetimi respektiv.