Shoqatat e Gjuetarëve i kërkojnë sërish parlamentit që të shfuqizoje ligjin e gjuetisë dhe sipas tyre të vihet në zbatim një paketë ndryshimesh me rregulla të forta në mënyrë që mos penalizohen gjuetarët e ndershëm.

Presidenti i Federatës Kombëtare të Gjuetisë Themi Perri teksa i i kërkon parlamentit shfuqizimin e moratoriumit, thotë se ndalimi i gjuetisë është një vendim kolektiv anëtarëve të shoqatës po iu mohohet e drejta për të ushtruar sportin.

Në vitin 2017 ishte Gjykata Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e gjuetarëve për të shpallur të pavlefshëm moratoriumin e pyjeve duke lënë në fuqi vendimin.

Mësohet se Kushtetuesja zhvilloi dy seanca lidhur me këtë kërkesë dhe ka lënë në fuqi vendimin deri në vitin 2021