Nisma Vullnetare Studentore ka zhvilluar aktivitetin kulturor “Gjueti Thesari” në bashkëpunim me Minstrinë e Kulturës në kuadër të fushatës kombëtare të leximit. Ky projekt zhvillohet prej 4 vitesh me të rinjtë e qytetit të Shkodrës.

Projekti është shtrirë në të gjitha institucionet publike dhe kulturore. “Gjueti Thesari” është një lojë që vë në punë imagjinatën ku garuesit duhet të zbulojnë disa vende që kësaj radhe ishin institucione të ndryshme përmes fjalëve kyçe.

Në fund fituese u shpall Megi Rama e cila arriti e para tek Thesari që përkonte me librat që ndodheshin në një librari në qytetin e Shkodrës, libra këto të dhuruar nga Ministria e Kulturës për Fushatën Kombëtare për Lexim.

Të rinjtë e Nismës Vullnetare Studentore kanë në fokus forcimin e raportit të të rinjve me librin, si një nevojë e domosdoshme.

Ky nuk është projekti i vetëm i Nismës Vullnetare Studentore. Përgjatë 4 viteve, studentët e universtitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë përfshirë në trajnime dhe seminare informuese të organizuara nga ky grup studentor.