Biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” ka patur disa miq të veçantë në një aktivitet kushtuar 8 marsit të zhvilluara nga bashkia Shkodër. Në sallën e bibliotekës ishin gjyshet shkodrane dhe fëmijë të ndryshëm si të ftuar special.

Një prej fëmijëve tregon raportin me gjyshen, një raport të ngushtë që e kanë të gjithë fëmijët.

Vetë gjyshet mes emocionesh bashkëndajnë eksperienca të ndryshme duke dhënë disa mesazhe të vlefshme për të gjithë shoqërinë.

Ky aktivitet në bibliotekën “Marin Barleti” erdhi si vazhdë e aktiviteteve të bashkisë Shkodër për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin me moton “Gra të Guximshme”.